Aksident në Maminas, përplasen dy makina, një i plagosur…

0
105

Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës, mëngjesin e së hënës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Maminas.

Mjeti tip “Ford” me targa AA779DM është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat”, që drejtohej nga B.L.

Për pasojë, është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”. F.M. është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2020, rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here