Po kërkohet ‘gjilpëra në kashtë’, s’do mbeten as 5% e gjyqtarëve ka deklaruar ish-kryeprokurori

0
217

Ka vendimarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve.” – ka deklaruar ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku.

Ai është shprehur kundër procedurave të ndjekura për vettingun e anëtarëve të sistemit të drejtësisë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

I ftuar në ‘Ora News’, Sollaku u shpreh se nëse vijohet në këtë mënyrë nuk do mbetet më askush në sistemin e drejtësisë.

“T’u kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet.” tha ish kryeprokurori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here