Rama sulmon Metën, reagon presidenca: Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda…

0
107

Janë rikthyer përplasjet presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Një ditë pas akuzave të forta të Presidentit Meta, se zyrtarë të qeverisë janë përfshirë në një veprimtari kriminale miliona euroshe, që sipas tij, mund të çojë drejt katastrofës financat e shtetit, vjen reagimi i kryeministrit Rama.

Ky i fundit e akuzon Presidentin Meta se “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”, shkruan Rama.

Pas akuzave të këtij të fundit, erdhi reagimi nga Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan se: “Profeti i Kokoshkave po i përdor Fake News-et për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar”.

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.
Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zezë prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian,”
 shkruan Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here