IKMT do të shembë sot paradite në Durrës këtë pallat 14-katësh, dëmtuar prej tërmetit. 130 kg eksploziv do të përdoren për prishjen e tij.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se do ta hedhë në erë me shpërthim të kontrolluar, objektin pasi ai u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.
Për realizimin e shpërthimit janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.
Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brendshme.
Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.