Ambasadori gjerman kujton kushtet e Bundestagut dhe paralajmëron për 25 Prillin

0
116

Gjatë një pritjeje në ambientet e ambasadës në Tiranë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive, ambasadori, Peter Zingraf, mbajti një fjalim pikant për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në vendin tonë.

Mes të tjerave ai ka rikujtuar kushtet e Këshillit të BE-së për vendin tonë, të cilat u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u.
Ambasadori me këtë rast u ka bërë thirrje të gjithëve atyre që mbajnë përgjegjësi politike dhe institucionale, që të zbatojnë këto kushte dhe ti konsiderojnë si prioritet kombëtarë pasi prej tyre varet bashkimi i Shqipërisë me BE.

Gjithashtu ambasadori theksoi se zgjedhjete e ardhshme të lira dhe të ndershme, janë me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit. Zingraf siç ka bërë edhe më parë, ka këmbëngulur për mos prekjen e marrëveshjes së “5 Qershorit” dhe vijimin e saj, vetëm në frymën e gjithë-përfshirjes.

“Në këta muaj Gjermania ka marrë përsipër një rol të veçantë me Presidencën e Këshillit në Bashkimin Evropian, i cili në mars i ka dhënë Shqipërisë PO-në për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Perspektiva e integrimit në BE përcakton veprimet tona – jo vetëm që prej marsit, dhe shumë përtej Presidencës sonë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Angazhimi ynë në kontekstin e politikave zhvillimore vazhdon të ketë si synim përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së njerëzve dhe mbështetjen në vendosjen dhe zbatimin e standardeve të BE-së.

Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre. Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi.

Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende”, ka deklaruar Zingraf për këto çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here