“Po shkon mirë”/ Me helikopter drejt spitalit, shihni pamjet kur Presidenti amerikan lë Shtëpinë e Bardhë! Ja gjendja e tij…

0
83

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se mendon që gjithçka po shkon mirë deri tani në spital, i shtruar pak orë pasi u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Trump ka postuar për herë të parë në Twitter që kur u shtrua në spital dhe i falënderon të gjithë.

“Mendoj se po shkon mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, shkruan presidenti i SHBA.

Sakaq, më herët ai shpërndau dhe një video para se të hipte në helikopter dhe të nisej për në spital dhe shprehet se mendon “që jam shumë mirë. Por po shkoj në Spitalin Walter Reed për të garantuar që kjo gjë përfundon krejt mirë”.

Ai shprehet se është mirënjohës për mbështetjen dhe nuk do ta harrojë kurrë, por pa ofruar hollësi për diagnozën apo gjendjen e tij shëndetësore.

Më herët Shtëpia e Bardhë nxori një deklaratë duke njoftuar se presidenti do të qëndrojë disa ditë në spital bazuar në rekomandimet e mjekut. “Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

“Nisur nga synimi për të qenë mëse të sigurtë dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Walter Reed. Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,” përfundon deklarata për shtyp.

Më herët të premten, mjeku i presidentit, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë për shtyp se presidenti mori një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë të prodhuara nga Regeneron Pharmaceuticals Inc, duke e shoqëruar me zink, vitamin D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë.

Presidenti Donald Trump “vazhdon të jetë i këputur, por (është) me humor të mirë”, pasi u trajtua me një kokteil eksperimental antitrupash ndaj COVID-19, tha mjeku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here