Kur sëmuret një president…

0
104

Nga Freddy Gray, Spectator

Presidenti William Henry Harrison vdiq pak pasi kishte mbajtur fjalimin inaugurues më të gjatë në histori. Në një ditë të ftohtë dimri në vitin 1841, Harrison foli për një orë e 45 minuta- për të provuar se çfarë njeriu ishte. Pastaj ai u sëmur me pneumoni dhe vdiq vetëm pas 32 ditësh në detyrë. Ai u përpoq që të mos shfaqte dobësi. Ai u shua.

Mësimi për Trump, i cili sapo ka dalë pozitiv me koronavirus- është i qartë: mos u përpiqni të rezistoni. Infeksioneve virale nuk u bëjnë përshtypje sjelljet maço. Ai duhet të lërë mënjanë përpjekjet për rizgjedhje, për aq sa është e mundur njerëzisht, të pushojë dhe të shërohet.

Trump është një i moshuar me energji të lartë- ai nuk fle shumë, kjo dihet. Ai nuk i merr gjërat lehtë. Por mjekët duhet ta këshillojnë atë dhe të shoqen, e cila po ashtu ka dalë pozitive, të bëjnë pikërisht këtë. Presidenti duhet të dëgjojë.

Nëse Trump ka nevojë për një shembull, ai duhet të shikojë mikun e tij, Boris Johnson, i cili u përpoq të vazhdonte punën në fazat e para të sëmundjes dhe përfundoi gati duke vdekur në terapi intensive. Boris është si Trump, një njeri i madh me epsh të madh. Infeksioni i tij me Covid-19 mund të kishte përfunduar ndryshe. Dhe ai është 18 vjet më i ri se presidenti amerikan.

Trump ishte kaq i shqetësuar për Boris, sa ai ishte gati të dërgonte mjekë amerikanë për ta trajtuar atë kur kishte nevojë. Boris duhet t’ia ripaguajë nderin duke i thënë që të bëjë pushim disa ditë, të injorojë zgjedhjet dhe të përqendrohet plotësisht në kalimin e infeksionit. Ndoshta një nga këshilltarët e Trump- jo Hope Hicks, e cila doli pozitive pak para Trump- duhet t’ia marrë telefonin celular që të mos e kalojë gjithë ditën në shtrat duke ‘cicëruar’. Kjo do sillte të gjitha llojet e përfitimeve.

Padyshim ka shumë njerëz të neveritshëm në median sociale që duan që Trump të vuajë dhe të vdesë- dhe që postojnë materiale të shpifura për këtë qëllim. Por shumica për fat nuk janë të tillë dhe nuk duan që fatkeqësia e dikujt të shndërrohet në një tjetër përleshje në luftën e kulturave. Siç e pamë me Boris Johnson, publiku do të lutet dhe do të dëshirojë që lideri i tyre të shërohet shpejt. Nëse ky vullnet i mirë do të përkthehet në kapital politik para zgjedhjeve, kjo është tjetër pyetje- e cila ndoshta është mirë të lihet për nesër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here