Erisa Xhixho: Strategjia e LSI për punësimin e arsimin! Refuzimi i ODIHR nga PS tregon se nuk duan listat e hapura dhe zgjedhjet e ndershme

0
88

 

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho komenton në një intervistë për gazetën “standard” debatet mes palëve për reformën zgjedhore, ku thekson se me refuzimin e opinionit të ODIHR për koalicionet dhe propozimin për mos hapjen e listave të deputetëve, PS tregon se ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Po ashtu Xhixho foli edhe mbi prioritetet e programit të LSI-së, ku bëri të ditur strategjitë për punësimin dhe arsimin.

Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, mazhoranca bëri një hap pas sa i takon votimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor, por ndërkohë përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik përmes një letre dërguar përfaqësuesve të opozitës, qartazi ka hedhur poshtë draftin e Opozitës së Bashkuar. Si e shihni këtë situatë?
Reforma zgjedhore konsensuale dhe gjithëpërfshirëse është kushti numët 1 ndër 15 kushtet që Shqipëria duhet të permbushë për ecjen përpara të procesit të integrimit me konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave. Dëmtimi i qëllimshem që po i behet parimit mbi të cilin u ngrit Këshilli Politik pikërisht të konsensusit, duke zhbërë marrëveshjen e ‘5 qershorit’, padyshim dëmton së pari standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që duhet të përmbushë vendi më 25 prill dhe së dyti të ardhmen europiane të vendit.
Mospranimi me arrogancë nga ana e kësaj maxhorance që dy draftet e propozuara nga palët t’i drejtohen arbitrit të gjithëpranuar ODIHR për të dhënë ekspertizën dhe mundësinë e arritjes së konsesusit tregon qartë se kjo maxhorancë as nuk i do zgjedhjet e lira dhe të ndershme sipas standarteve europiane, por nuk do as lista të hapura pasi frika e saj nga vota e qytetarëve është më se e qartë për të gjithë tashmë.

A besoni se nëse shumica voton një Kod të ri pa konsensus dhe që heq koalicionet parazgjedhore, mund t’i minimizohen shanset Opozitës së Bashkuar për fitore në 25 prill 2021?

Asnjë manovër e dëshpëruar nuk mund ta shpëtojë këtë Kryeministër dhe qeveri nga ndëshkimi me votë i qytetarëve më 25 Prill.

Ndërkohë LSI ka nisur prej javësh takimet intensive me anëtarët e partisë dhe qytetarët. Cilat janë pritshmëritë e para nga terreni? Sa e sigurtë shkon në këto zgjedhje LSI dhe Opozita e Bashkuar?

Qytetarët po kalojnë momente shumë vështira ekonomike ku vetëm gjatë pandemisë janë humbur 100 mijë vende pune, rreth 32 mijë biznese kanë ulur qepenat, ku 60% e bizneseve deklarojnë humbje të fitimit këto te dhëna nga institucionet publike. Ndërkohë edhe më e rëndë paraqitet situata në raportin e fundit BERZH ku thotë se rënia ekonomike gjatë vitit 2020 është -9%, ndërsa për vitin e 2021 e ka ulur parashikimin e rritjes me 4. 5 %.
Qytetarët e kuptojnë qartë se kjo qeveri nuk punon për ta dhe se fëmijët e tyre në mungesën e shpresës kanë zgjedhur emigracionin ndaj dhe mezi presin ta ndëshkojnë me votë në 25 Prill. Duke ndëshkuar kështu një model keqqeverisës , autokrat që ka shkatërruar shtetin e së drejtës dhe demokracinë e vendit . LSI do të shkojë e sigurtë në zgjedhjet e 25 Prillit me një ekip përfaqesues me gra, vajza , të rinj, profesionist dhe intelektual për të rikthyer dinjitetin e përfaqesimit dhe me një program realist që i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve .

Dy ndër prioritet e LSI-së në programin e saj duket se janë punësimi dhe arsimi. Çfarë propozoni konkretisht për këto sektorë?

Edukimi i lidhur me punësimin është një domosdoshmëri sot dhe kjo nuk bëhet me fjalë por duke e mbështetur me buxhet dhe parë si prioritet kombëtar arsimin si një ivenstim që zhvillimon ekonominë e vendit. Rritja e buxhetit të arsimit , duke fuqizuar arsimin profesional pasi sot 51% e të rinjve s’kanë një profesion e si pasojë, as mundësi punësimi. Detyrimi i shkollave profesionale por pse jo dhe të larta për të zhvilluar praktika pune pranë sektorit privat kjo duke mbështetur me politika fiskale biznesin që punëson të rinj praktikant mbas mbarimit të shkollimit janë mekanizma të njohura në botën perëndimore por kërkon vullnet dëshire dhe dije për ta bërë realitet gjë që kjo maxhorancë as i ka aftësitë, as prioritet edukimin e punësimin e tyre duke i dhënë të vetmen alternativë azilin, të rinjve.

Fuqizimi ekonomik i gruas eshte gjithashtu nje prioritet per LSI. Si mendoni ta realizoni?

Gratë sot zotërojnë vetëm 30% te bizneseve , ndërkohë për shkak të pandemisë dhe tërmetit 80% e bizneseve të drejtuara nga gratë u goditën rëndë . 1 ne 5 kompani kanë reduktuar pagat ose shkurtuar punonjës nga puna. 50% e bizneseve kanë pësuar ulje fitimi. Bizneset shprehen se nuk kanë përfituar nga paketat fiskale dhe pagat e luftës.
Ne besojmë se vetem fuqizimi ekonomik i gruas dhe perfshirja e saj ne tregun e punes e mbi të gjitha sipermarrjet e drejtuara nga gratë do mund ta zhvillojnë ekonominë e vendit. Kjo nepermjet qasjes tone per uljen e taksave lokale dhe qendrore qe ti japim mundesi per hapjen e vendeve te reja te punes bizneseve , mbeshtetja me grante te bizneseve qe drejtohen nga grate dhe politikave favorizuese per bizneset qe punesojne gra.
Gjithashtu fuqizimi i shkollave profesionale ku grate e vajzat të marrin nje profesion dhe të kenë mundësinë e punësimit pas përfundimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here