Krimet zgjedhore, Bylykbashi: Sharlatanët e PS-së i nxorën sot draftet e Opozitës, 2 muaj pasi u miratuan në Këshill! Rama merr fund në 25 prill

0
86

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi, ka reaguar ashpër për vonesat në miratimin e drafteve të dakordësuara 2 muaj më parë në Këshill që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore dhe përdorimin e Policisë së Shtetit nga Edi Rama në fushatë dhe zgjedhje.

“Më në fund paketa e dytë e amendamenteve pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet që u miratuan nga Këshilli Politik me konsensus në korrik, gjeti dritën e diellit në Kuvend, edhe pse përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik kishte deklaruar që me 27 korrik se ato ishin depozituar në Kuvend në përputhje me Marrëveshjen e 5 qershorit. Përgjatë dy muajve asnjë prej këtyre ligjeve nuk u përfshi në programin e punës së Kuvendit, duke shkelur Marrëveshjen e 14 janarit dhe atë të 5 qershorit.

Ligjet u miratuan në korrik në Këshillin Politik si pjesë e Marrëveshjes së 5 qershorit, por për dy muaj u mbajtën të fshehur në sirtarët e Kuvendit. U desh presioni i Opozitës në Këshillin Politik ditën e martë, 22 shtator, dhe presioni ndërkombëtar që përfaqësuesit e PS-së t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot në Kuvend.

Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencën për të hetuar shitblerjen e votës. Një ligj që i shtrëngon rripat prokurorisë së zakonshme për të goditur krimet e tjera zgjedhore, dhe jo t’i tolerojë ato siç ka bërë deri më sot. Një ligj qartëson rolin e policisë në zgjedhje që Kryeministri të mos i japë më urdhër policëve që të bëjnë fushatë për PS-në. Ligjet e tjera godasin fenomene të tjera që cenojnë zgjedhjet. Të gjitha të miratuara mbi bazën e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik. Por sot, sharlatanët e mazhorancës na i paraqitën sikur janë iniciativat e tyre. Ata kanë vetëm një detyrë tani mbi bazën e Marrëveshjes së 14 janarit: t’i miratojnë këto ligje pa asnjë ndryshim, siç janë miratuar nga Këshilli.

Ato ligje sot duhej të ishin miratuar e të ishin në fuqi, por Edi Ramës nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson të ndryshojë rregullat konsensuale të lojës, jo të miratojë rregulla që i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe kriminelëve që ka pas.

Sado që të përpiqet, më 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik”, shprehet Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here