Avokati Daci: KLGJ, shkaktarja kryesore e situatës aktuale, ka përmbysur parime

0
83

Kushtetuesja, struktura e drejtësisë që është kthyer në shqetësimin e çdo qytetari, që nuk merr dot shërbime, e çdo ndërkombëtari, që mesa duket e sheh si atraksion mungesën e institucionit themeltar që presupozohet të ruajë balancën e të japë vulën e fundit për ngërçet, që shpesh, drejtpërdrejt, prekin dhe influencën, cilësinë e jetesës së qytetarëve të një vendi.

Avokati Jordan Daci dha idenë dhe konsulencën e tij në A2 mbi këtë temë. Ai u shpreh se e sheh të pamundur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti.

“Unë them se nuk do të jetë e mundur derisa të përfundojë problemi i zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit. Problem që e pengon Gjykatën e Kushtetuese, mendoj se është peng edhe e Gjykatës së Lartë sepse Kushtetuese funksionale ne do të kemi vetëm kur të ngrihet Gjykata e Lartë. Problemi i tretë është mungesa e kapaciteteve kualifikuese për të qenë kandidatë për këtë gjykatë”. U shpreh Daci.

Më tej, avokati evidentoi edhe dy problemet, sipas tij, të reformës. “Mungesa e mekanizimit që mundëson zëvendësimin në kohë të shpejtë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar, i cili vijon të jetë problem dhe e dyta, nuk pati një analizë të kapaciteteve në dispozicion që kishte vendi ynë. Zgjidhja që do të funksiononte është zhbllokimi i Gjykatës së Lartë sepse anëtarët që vijnë kanë kaluar vetingun”.

Jordan Daci theksoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor është shkaktari kryesor për këtë situatë. “KLGJ dhe KLD duhet t’i lënë të gjitha punët dhe të merren me këtë gjë. Problematikën më të madhe e shoh te Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili praktikisht zgjidh situatën. Duke vënë në efikasitet KLGJ-në, ne zgjidhim Gjykatën e Lartë dhe çështjen e Kushtetueses. KLGJ është shkatërruesja numër 1 e kësaj situatës dhe ka bërë atë që s’e ka bërë askush, ka përmbysur parime”, u shpreh Daci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here