Reagon ashpër shkrimtari i njohur: Neveritese, e shpifur. Nuk është normale për një gazetare t’i shtrojë shpinën urë lali Erit…

0
108

Shkrimtari i njohur Artan Mullaj, ka reaguar ashpër pas fotos së publikuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në të cilën shfaqej gazetarja Rudina Xhunga dhe vajza e saj, teksa në datëlindjen e së bijës po mbillte pemë në zonën e Liqenit Artificial.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mullaj shprehet se ndonëse mbjellja e një peme është një nga gjërat më normale, është e papranueshme që një gazetare që ka mision të vërtetën, t’i shtrojë shpinën urë, Erion Veliajt, për të kaluar në anën e moralit, që sipas Mullajt, nuk e ka.

“Mbjellja e nje peme eshte nder gjerat me normale dhe me te pafajshme ne bote, sa kohe nuk i sherben babezise shperlarese te nje kryetari bashkie per tu dukur!
Te besh propogande mbjellese meqe je nje mashtrues race dhe kryetar i kenaqur Bashkie, qe persona publike pranojne te kercejne melodine e karieres tende, edhe pse e shemtuar, eshte nje gje gjithashtu normale, ne nje vend anormal. Kjo sepse bashkia e Tiranes ka buxhet e mundesi te bleje e te shese shpirtra te ndere dhe te mjere. Sherbimi qe i bejne personat publike kesaj babezie, kesaj hipokrizie, kesaj neverie, tek shfaqen te perdorur deri ne belbezim, eshte gjithashtu, normale njelloj.
Por, nuk eshte normale qe nje gazetare, e cila ka per mision te verteten, dhe mision te miren publike, i shtron shpinen ure Erion Velise, per te kaluar ne anen e moralit qe ai nuk e ka!”, – shkruan Mullaj,

Më tej ai shprehet: “Jo vetem qe nuk eshte normale, por eshte edhe shperlarese, neveritese dhe e shpifur, si arome kufome.
Te dalesh ne krah te mashtrimit dhe propogandes te kryetarit te bashkise, si pata me lopata, ne festen e femijes tend, eshte me shume se kaq:
Eshte te mos kesh qelizen e respektit per veten dhe per njerezit qe shpresojne tek ty te ndricosh te verteten qe ndot politika.”

Në përmbyllje të reagimit të tij, ai shkruan: “Eshte njelloj si te mbjellesh ne syte e te tjereve besimin se, ne kete vend, morali ka vdekur, morali eshte shuar, dhe gazetaret, ata qe duhet te luftojne me shume se gjithkush mashtrimin, i sherbejne propogandes me shume se prodhuesit e saj ne pushtet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here