Gjyqi ndaj McGonigal/ Berisha: Dokumenti fatal për Ramën, aty thuhet se ka zbulime të reja !

0
443

Duhet të theksoj se ky dokument publik informon se ka zbulime të reja. Më 24 korrik të vitit 2023, palët- thotë dokumenti, do mund të njihen, të shqyrtojnë zbulimet e reja.

Sikundër ka edhe një shprehje fatale për Edi Ramën se thotë se qeveria po vazhdon të sjellë zbulime. Kur thotë qeveria, është fjala për prokurorin, sepse prokuroria është degë e Ministrisë së Drejtësisë në sistemin amerikan.

Këto zbulime tregojnë se qeveria duket e interesuar për ta përfshirë këtë çështjen e McGonigal në Uashington të Edi Ramës me çështjen ruse, të agjenturës ruse në Nju Jork.

Pse u ndala në këtë moment?

U ndala sepse ju keni konstatuar disa veprime të pakontrolluara, të papërgjegjshme të Edi Ramës, në mënyrë që të krijojë me çdo kusht përpara datës 26 korrik, rrethana lehtësuese.

Por e vërteta është se koha po punon për rrethana rënduese. Qartësisht rënduese, sepse vetë fakti që kërkohet shkrirja e dosjeve në një, mbi bazën e zbulimeve të reja, tregon se Edi Rama ka dalë shumë i implikuar.

Këtë problem desha të sjell përpara publikut, sepse para disa ditësh kur unë bëra prononcimin ditën e martë, nuk arrita ta zbërthej këtë dokument siç duhet, veçanërisht pjesën e zbulimeve të reja,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here