Zbulohet mënyra më e re, ja si po futet drogë në qelitë e burgjeve

0
227

Një mënyrë e re dhe krejt origjinale po përdoret nga të burgosurit për të siguruar brenda qelive të tyre furnizime me drogë dhe aparate celularë. Kamerat e mbikqyrjes në disa burgje në Britaninë e Madhe kanë fiksuar herë pas herë dronë, që fluturojnë mbi zonat ku ndodhen burgjet e sigurisë së lartë.

Një prej këtyre dronëve është fiksuar teksa i afrohet dritares së një të burgosuri dhe ai tenton të marrë një pako të vendosur mbi të.

Shqetësimi është shtuar kur është konstatuar se kjo formë transporti përdoret për të furnizuar të burgosurit me drogë dhe aparate celularë, në mënyrë që ata të komunikojnë me botën jashtë.

Sekretarja britanike e Drejtësisë, Liz Truss, e cila vizitoi edhe njërin nga burgjet ku ishte vërejtur përdorimi i dronëve, njoftoi edhe marrjen e masave për ndalimin e këtij fenomeni. Si masë e parë do të jetë vendosja e zonave të ndalim-fluturimit mbi burgje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here