Foto nën fundin e grave/ Ligj i ri në Britani

0
97

Një Projektligji i ri në Britani synon të ndëshkojë deri në dy vite burg personat që bëjnë një foto nën fundet e grave. Ky ligj ka ngjallur mjaft debate në Parlamentin Britanik

Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht.

Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit).

Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre.

Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here