Fuga: Nuk mjafton diploma, duhet edhe tesera e një partie për karrierën e një të riu ( Video)

0
214

Nga Artan Fuga

Në videon e vet Xhenikea Ndoj, brenda projektit të Medialook Albania TikTok corruption, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, trajton pasigurinë e të rinjve të diplomuarve në universitete!

Përtej llafeve të bukura të rinjtë në mënyrë shumë të përhapur kanë mendimin që poqese nuk ke një mik, nuk ke babin ose mamin diku, nuk je familje militantësh politikë, nuk bën pjesë në forumet politike, nuk paguan, ose…, me ndershmëri, me meritë, me fuqitë e tua dhe punën tënde është e pamundur të çash në profesion dhe të integrohesh në tregun e punës në sektorin publik dhe jo vetëm.

Fliten fjalë të mëdha për rininë dhe të ardhmen e saj, por të rinjtë duan të dinë se për çfarë arësyeje 75 përqind e të diplomuarve mesatarisht e kanë vështirë përfundimisht ose të pamundur të gjejnë një punë në sektorin e profesioneve që mbulon diploma e tyre.

Llafe të mêdha plot, por hajde të bëjmë pak një sondazh sociologjik për atë se ku gjenden në punë fëmijë të shtresave që janë me pushtet dhe me pozitë sociale dhe sa është përqindja e të papunëve në radhët e tyre.

Fjalë të mëdha flasim plotë por një pyetje se përse nuk merret për bazë nota mesatare në studimet universitare duke përjashtuar nga punët publike ata që janë nën një mesatare të caktuar kur është fjala për emërimin e parë në punë pas shkolle?

Fjalë të mëdha flasim plotë por nuk dimë se cila arësye na bën që të mos ketë asnjë përputhje mes kuotave të rregjistrimit në universitete dhe hapjes të vendeve të punës në tregun e punës, çka prodhon papunësi pas pesë viteve shkollë?

Nuk mjafton diploma duhet edhe tesera e një partie politike – kjo është dramë e madhe ndërkohë kur karrierat e të rinjve duhet të jenë krejt të papolitizuara.

Nuk dimë fare se cilat janë profilet e diplomimit për vendet e punës në administratën publike!

Konkurse që të gjithë e dinë që bëhen sa për sy e faqe dhe fituesi dihet që më parë! Nxirrni në dritë emrat e të punësuarve vitin e fundit dhe do të shihni se pas kujtdo, me përjashtime të pakta, një pakice, pas cdo të lumturuari ka një piston që e ka shtyrë!

Si vlerësohet puna e një punonjësi të administratës publike, kush bën kapërcime në karrierë, kush prej tyre kalon në intervistë për të matur efikasitetin e tij? Pse është tejfryrë administrata publike apo rezervë elektorale?

Hajde ta çlirojmë karrirën e të rinjve universitarë, mjaft e përdorëm si mjet presioni politik për vota, shërbëtorë dhe numurues votash në komisione elektorale.

Prandaj Xhenikea na tregon se po qe se mbahesh te puna jote ke shanse të mbytesh bashkë me diplomën tënde!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here