Deklaratat qesharake të Ramës, se negociatat u hapën një vit më parë…( video )

0
101

Shqipëria ka marrë tashmë datën për hapjen e negociatave“. Kështu deklaronte një vit më parë, më 27 Qershor 2018, kryeministri Edi Rama, në një takim me kabinetin qeveritar dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave”, u shpreh Rama, i cili e konsideronte Qershorin 2019, si muajin kur do të formalizohej ky lajm i madh.

 Video:

Video Player

Dy ditë më pas, më 29 qershor 2018 në një takim me ambasadorët e Shqipërisë, Edi Rama rikonfirmoi Qershorin 2019, si muajin kur do të hapeshin negociatat. Por në këtë ditë, deklaratat e Ramës marrin përmasa akoma edhe më qesharake, për shkak se ai ndau disa dekorata, për katë ambasadorët shqiptarë në Hollandë, Bruksel, Francë dhe Gjermani, me motivacionin se kishin bërë një punë të jashtëzakonshme, për të bindur vendet skeptike, për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

VIDEO:

VIDEO: 

Edi Rama dukej i bindur se tashmë qeveria e tij e kishte marrë dritën jeshile dhe 12 muajt e mbetur do të shërbenin për plotësimet e pesë kushteve të vendosura nga BE.

Por, Samiti i Berlinit duket se i dha fund kësaj narrative të ndërtuar nga kryeministri. Merkel dhe Macron në takimin me Ramën , e zbehën perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke lënë të kuptohet se negociatat do të shtyhen sërish.

Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet për në shtator.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, i pandalshëm në udhën e vet, vijon të këmbëngulë, se Shqipëria jo vetëm i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, por se ndaj vendin tonë, ka një komplot, një fushatë raciste nga forcat e ekstremit të djathtë, siç e konsideroi kryeministri votimin e parlamentit hollandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Qeveria shqiptare, problemin e sheh vetëm tek vendet anëtare të BE-së dhe politikat e tyre të brendshme. Ndërkohë vendi është përfshirë nga një krizë politike, ku opozita ka dorëzuar mandatet parlamentare dhe kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Shkak për këtë vendim, sipas opozitës, janë vjedhja e zgjedhjeve dhe manipulimi i tyre duke përdorur elementë të krimit të organizuar, korrupsioni galopant dhe kolapsi në të cilin gjendet sistemi i drejtësisë, pas të ashtëquajturvs reformë në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here