Manjani: Ngjarja e Elbasanit e është provë dështimit fatal të policisë…

0
183

Nga Ylli Manjani-

Nuk mbështes askënd që mban në brez një armë zjarri pa leje. Aq më tepër të kur kjo armë përdoret.
Por nëse dikush zgjedh të sulmojë me armë pa leje, paligjshmëria e armës në mbrojtje është krejt e papërfillshme.
Policia e Shtetit paguhet për të mos lejuar njerëzit të përplasen dhunshëm. Ngjarja e djeshme është provë dështimit fatal të policisë.
Klima e presionit nga njerëz të armatosur që prej kohësh bëjnë ligjin aty. Të dhënat e provura tashmë se njerëz të armatosur pa leje dhe me thasë me para blejnë vota, nën hundën e policisë, pa dyshim që legjitimon çdo organizim vetmbrojtës.
Nuk është i dëshirueshëm ky vetorganizim në vitin 2021, pa dyshim që jo. Por në disa rrethana bëhet domosdoshmëri.
Se bie fjala nëse në Berat nuk do kapej nga njerëzit furgoni me ndihma te Rezervës së Shtetit, apo edhe makina me karta identiteti që përfundoi me pasojë tragjike, si do ta merrnim vesh që po blihen vota?!
Ja pra që paskan rëndësi dhe organizimet civile, qofshin dhe me natyrë politike, në kushtet kur policia dhe shteti sbëjnë detyrën. Se nuk janë politikë vetëm ata që japin shkelësit, por janë edhe vetë shkelësit në shërbim të politikës. Dhe kur shkelësit politikë janë dhe me autoritrt shtetëror, çfarë duhet të bejnë njerzit t’i nënshtrohen shkeljes së ligjit?!
E përsëris nuk janë të pranueshme, por të domosdoshme për të kuptuar ku jetojme e ç’pushtet kemi mbi krye.
Asnjë ngjarje dhune nuk është e pranueshme.
Jeta e çdo kujt, edhe e shkelësve të ligjit vlen më shumë, pa dyshim!
Por shkeljet e ligjit të pa zbuluara e pa ndëshkuara çojnë në përplasje.
Dhe përgjegjësia është ekskluzive e shtetit, që i shërben vetëm pushtetit!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here