Zvicra heq statusin “S” për refugjatët

0
192

Një status i tillë është vendosur në vitin 1998 dhe në lidhje me refugjatët që atëbotë vinin nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, për shkak të luftës që zhvillohej atje

Komisioni për politikë shtetërore i Dhomës Nacionale dhe ai i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës duan të vështirësojnë procedurën e bashkimit familjar për të huajt me statusin «S», shkruan srf.ch.

Këtë status e kanë marrë ata të huaj që kanë pasur nevojë për mbrojtje të përkohshme në Zvicër. Është interesante se një status i tillë është vendosur në vitin 1998 dhe në lidhje me refugjatët që atëbotë vinin nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, për shkak të luftës që zhvillohej atje, transmeton albinfo.ch. Ai është menduar si lehtësim i sistemit të azilit në rast të një eksodi masiv nga Ballkani.

Rrjedhimisht, statusi «S» sot nuk ka ndonjë kuptim praktik dhe ai nuk është zbatuar asnjëherë.

Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale ka votuar me 15 vota per heqjen e këtij statusi, 6 vota për mbajtjen e tij dhe 2 vota të përmbajtura. Iniciativa për heqjen e «vizës S» ka qenë e deputetit të liberal (FDP/PLR) në Dhomën e Kantoneve nga Aargau, Philip Müller.

Pas votimit në fjalë, komisioni i Dhomës së Kantoneve autorizohet të bëjë përpilimin e ndryshimit të ligjit përkatës.

TEMAT:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here