Rama e cilësoi si një mik të mirë, kush është personi i shpallur si më i korruptuari në botë nga ‘Transparency International’

0
125

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Turqi ditën e sotme pati dhe një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Takimin me të, Rama e cilësoi si një takim me mikun e mirë, me të cilën diskutoi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e turizmit dhe energjisë.

Por kush është Ilham Aliyev, lideri i Azerbajxhanit që Rama e cilëson si mik të mirë?

Në vitin 2013, vëzhguesi i korrupsionit Transparency International raportoi se dy të tretat e vendeve të botës mund të konsiderohen si “shumë të korruptuara”.  Në studimin e publikuar prej tij, Transparency International e cilësonte Ilham Aliyev, si personin më të korruptuar në botë për vitin 2013.

Mesa duket pas 7 vitesh lideri i Azerbajxhanit duket se është rrëzuar nga froni i korrupsionit dhe është bërë një mik i mirë i kryeministrit Rama.

Nga Turqia, gjithashtu kryeministri ka reaguar për protestat që janë zhvilluar paraditen e sotme nga naftëtarët e Ballshit duke thënë se për këtë temë diskutoi edhe me Presidentin Aljev, të cilit i kërkoi angazhimin për të ndihmuar këtë problem që e cilëson se është krijuar nga “privatizimi famëkeq i viteve më parë”.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, shkroi Rama./faxweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here