‘Strasburgu’ vendosi të kompensohen të palegalizuarit! Kjo që po bën Rama është kafshëri’

0
95

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka folur i revoltuar nga zona e Shkozës, ku IKMT në bashkëpunim me Policinë po shemb tre shtëpi në gjurmën ku do të kalojë Loti III i Unazës Lindore të Tiranë.

Bumçi u doli në krah banorëve që sot po kundërshtojnë Policinë dhe nuk pranojnë të dalin nga banesat pa u kompensuar. Bumçi theksoi se këta banorë, edhe pse të palegalizuar, janë njohur nga shteti kaq vite përderisa kanë paguar taksa, ndaj edhe Gjykata e Strasburgut ka vendosur në favor të tyre: Të kompensohen, pastaj të shemben shtëpitë. Por, kjo që po ndodh, me urdhër të Ramës, theksoi ai, është diktaturë, është kafshëri.

“Ky njeri jep 20 milionë euro për 1 km rrugë dhe nuk jep një 1 milion për shtëpitë që shemben,- tha ish-deputeti. – Vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk lidhet me shtëpitë e legalizuara, por me shtëpitë e palegalizuara që kanë mbi dhjetë vjet. Këto familje kanë 25 vjet këtu dhe shteti i ka njohur, kanë paguar taksa.

Shtëpia nuk mund të shembet pa i kompensuar.

Rama ka nxjerrë ligje që një banori që ka 500 metra në bregdet t’i merret toka për “ investime strategjike”!!!! dhe t’i jepet dikujt tjetër! Pra, po ndodh kjo kafshëri në mes të Evropës.

Tek Astiri po ashtu, tek Bulevardi i Ri i nxori me gaz….Është kafshëri që po ndodh.

Te Astriti arritën të krijonin një frymë dhe ata qëndruan të gjithë bashkë, edhe pse atje ishin gjysma të legalizuar.

Kurse këtu vijnë e prishin tre shtëpi. Po pse, a mund të vazhdojë projekti me tre shtëpi?! Do të shembin sërish.

Unë mendoj se ekziston mundësia të mbrohen këta banorë, sepse ekziston vendimi i Gjykatës.

Por, edhe t’i shkojmë Ramës para kryeministrisë e ta nxjerrim prej aty.

Kur janë prishur shtëpitë këtu?! Ka pasur kryeministra më parë dhe nuk kanë vepruar kështu.

Kafshëri! Si e lamë ne këtë njeri?! Pse erdhi kjo e keqe dhe po na detyron të largohemi nga ky vend më keq se sirianët?!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here