Xhensila Myrtezaj fjalë prekëse për gruan e Eugert Lazajt: Qofsh e fortë, si dashuria që kishit!

0
162

Xhensila Myrtezaj ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e biznesmenit të ndjerë, Eugert Lazaj, që u gjet i vdekur në banesë më shumë se një muaj më parë.

Në një reagim në rrjete sociale, ndërsa ka publikuar një foto të biznesmenit së bashku me bashkëshorten e tij, Xhensila ka shkruar disa fjalë ngushëlluese për këtë të fundit, teksa thotë se forcën për të ecur përpara shpreson ta gjejë tek zoti dhe fëmijët e saj.

“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre 40 ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysëm njeri, gjysëm frymë.

Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë.

Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta, dhe kështu ndodh, kështu ndodhi!

Nuk kam dashur të të hap plagë e as të t’kujtoj dhimbjen. por, sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse nuk kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh, ashtu si dashuria që kishit!” ka shkruar Myrtezaj.

Kujtojmë që dhe Bes Kallaku bëri një dedikim për mikun e tij të ndjerë, teksa e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe “me buzëqeshje të stampuar në fytyrë.”

“Kush të ka njohur e di shumë mirë se ç’njeri ishe. I lehtë dheu mbi ty, në paqe shkofsh e pushofsh!”, shkroi ndër të tjera Besi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here