Kush paguan për strehimin e afganëve?/ Zbulohet marrëveshja: 20 OJF siguruan fondet

0
99

Strehimi i shtetasve afganë në Shqipëri, ka qenë temë kryesore në vendin tonë që prej lajmeve se mijëra prej tyre do të vinin për të shpëtuar nga talebanët që morën nën kontroll Afganistanin. Mirëpo financat e përdorura për strehimin, sigurinë, ushqimin dhe përmbushjen e standareteve të jetesës, nuk janë bërë ndonjëherë publike.

Lidhur me këtë temë, Fax News, ka arritur të zbulojë se kush merret me sigurimin e fondeve për nevojat e shtetasve afganë.

Burime për Fax News, bëjnë me dije se janë rreth 20 Organizata Jofitimprurëse (OJQ) që merren me sigurimin e fondeve për afganët dhe janë kryesisht me origjinë amerikane. Një prej ketyre OJF-ve është “Hillary Foundation”.

Marrëveshja me strukturat hoteliere për strehimin e afganëve bëhet në mënyrë direkte nga OJQ dhe jo nga qeveria. Ndërsa mësohet gjithashtu se vendi ynë nuk ka pasur fonde apo marrëveshje me konkrete me SHBA ose NATO-n për strehimin e afganëve. /FAX.WEB

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here