“Pandemia e koronavirusit është ndëshkim i Zotit për homoseksualët”, Patriarku ukrainas infektohet me COVID-19

0
83

Patriarku ortodoks ukrainas Filaret, 91 vjeç, i cili akuzoi homoseksualët se ishin përgjegjës për pandeminë e koronavirusit, del pozitiv nëtestin e Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Kishës Ortodokse të Ukrainës. Me anë të një deklaratë të shkurtër ata thanë se patriarku është infektuar me COVID-19 dhe është shtuar në spital në gjendje të qëndrueshme, duke ftuar “besimtarët të luten për shërimin e tij “.

Në muaji mars Filaret, i intervistuar nga televizioni ukrainas ‘Channel 4’ tha se koronavirusi ishte “një ndëshkim nga Zoti për martesat homoseksuale raporton Reuters.

Për deklaratën e tij reagoi ‘Amnesty International’, e cila fjalët e patriarkut i quajti rrezikshme që sjellin vetëm dhunë.

“Qëllimi ynë është t’u tregojmë njerëzve se nuk ka më vend për deklarata të tilla nga udhëheqësit e kishës në Ukrainë|-tha zëdhënësja e ‘Amnesty International’në Ukrainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here