Pas marrëveshjes, dy ministra të Kosovës falenderojnë miqësisht Grenellin…

0
113

Dy ministra të Qeverisë së Kosovës, që morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington, e kanë takuar më pas në mënyrë jozyrtare Të Dërguarin e Presidentit Trump, Richard Grenell për ta falenderuar.

Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla shkroi në Fb: “Pas një dite plot ngjarje e zhvillime, bashkë me Ministrin Selim Selimi patëm takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog ambasadorin Richard Grenell.

E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit.

Tani me të drejtë – Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së. Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tonë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here