Ish-deputetja e PD, Deda: Duhet të ndahemi njëherë e mirë nga pabesitë e Bashës

0
248

Ish-deputetja e PD-së Albina Deda, e ftuar në emisionin Task Force e drejtuar nga moderatorja Sonila Meço, në Syri Tv, foli për zhvillimet në PD.

Deda thekson se Basha po thotë marrëzira nga dita në ditë, duke shtuar se duhet që të ndahemi njëherë e mirë nga pabesitë e tij.

“Basha dita-ditës del në media e bën kërcënime, thotë marrina, të cilat nuk iu rri deri në fund. Duhet të ndahemi njëherë e mirë nga pabesitë e Bashës.

PD është pronë politike e të gjithë demokratëve, nuk është as e Bashës dhe e askujt, por do marrë përgjigje më datë 11 dhjetor ku demokratët do të ndryshojnë statutin e PD, duke bërë mocion për largimin e Lulzim Bashës, sepse numrat janë. Bashës vetëm vula i ka mbetur. Edhe ata që janë me Lulzim Bashën, e pranojnë se Foltorja ka me vete shumicën e demokratëve”, deklaroi Deda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here