Partia e Lirisë propozon projektligj për ndalimin e tollumbaceve me monoksid zoti

0
114

Tollumbacet me monoksid diazoti, të cilat po përdoren masivisht nga nxënësit e shkollave të mesme (pa përjashtuar edhe ato 9-vjeçare) dhe studentëve, janë kthyer në rrezik për shëndetin e të rinjve dhe fëmijëve.

Pak ditë më parë u raportua edhe rasti i parë i një të riu 15-vjeçar, i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë, si pasojë e konsumimit të këtij gazi.

Pas kanabisit dhe ketaminës, ky gaz rezulton një nga substancat më të keqpërdorura mes 16 dhe 24-vjeçarëve në botë. Ky gaz ngadalëson reagimin psikomotor dhe mund të japë halucinacione, dhimbje të forta koke dhe ndjenja paranoje.

Përdorimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë probleme me zemrën, mbytje dhe dëmtime nervore dhe nëse merret mbidozë, mund të çojë në paralizë ose vdekje.

Partia e Lirisë ka kërkuar me forcë në komisione plotësimin e vakumit ligjor, duke e klasifikuar këtë gaz si lëndë të dëmshme për shëndetin e të rinjve dhe duke e ndaluar përdorimin e tij përveçse për qëllime mjekësore.

Aktualisht, ky gaz tregtohet lirisht në lokalet e Tiranës, madje shoqërohet edhe me faturë. Kjo drogë që rrezikon shëndetin e jetën e fëmijëve dhe të rinjve taksohet njësoj si produktet e tjera.

Tregtarët e këtij rreziku veprojnë të lirë sepse nuk ka bazë ligjore mbi të cilën të ndërmerren masa. Aksionet në baret dhe mjediset e tjera rreth shkollave bëhen nul në mungesë të bazës ligjore.

???? Në këto kushte, i jemi drejtuar Parlamentit me një kërkesë për ndryshimin e ligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”.

Kemi kërkuar ndryshimin e ligjit dhe krijimin e bazës ligjore për ndalimin e prodhimit, shpërndarjes dhe tregtimit të monoskidit të azotit, duke e klasifikuar atë si lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoret vetëm në mjekësi.

Askush nuk mund të nxjerrë fitime duke helmuar rininë e këtij vendi.

Është emergjente të veprojmë sot, pasi shëndeti i fëmijëve shqiptarë duhet të jetë prioritet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here