Hetimet/Pritet nxjerrja e kutisë së zezë e helikopterit të FA nga Liqeni i Shkodrës, në pritje të zbulimit

0
127

Është nxjerrë sot nga liqeni I Shkodrës kutia e zezë e helikoperit të Forcave të Armatosura. Xjerrja e saj u bë e mundura ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes të ndihmuar nga forcat RENA, efektivë të policisë së Shkodrës kanë nxjerrë kutinë e zezë nga liqeni i Shkodrës.

Helikopteri EC 145 ndodhej prej dy ditësh në liqenin e Shkodrës. Puna për matjet e helikopterit filloi që orët e para të mëngjesit së të premtes, nën një perimetër të rreptë sigurie, ku nuk u la të afrohej askush përveç ekspertëve.

Kutia e zezë sipas ekspertëve është e padëmtuar dhe po dërgohet drejt komisariatit të Shkodrës. Do të jenë ekspertë të eurocopter, kompania që ka prodhuar helikopterin e rrëzuar që do ofrojë asistencë për zbardhjen e kutisë së zezë, që pritet të hedh dritë mbi shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Operacioni për nxjerrjen e helikopterit, ka qenë i vështirë sot, edhe për shkak të kushteve atmosferike, ndaj dhe gjatë kryerjes së matjeve, është tentuar që fillimisht të nxirret kutia e zezë, dhe më pas të operohet me pjesë të tjera të mjetit të aksidentuar.

Kutia e zezë pas dërgimit provizor në komisaritin e Shkodrës, do të sillet me një mjet të ministrisë së Mbrojtjes, drejt Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?v=SBrtHyxOYIU

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here