Nga Tahiri te Kodheli dhe Xhaçka, si mohuan tre ish-ministrat e Ramës fikjen e radarëve

0
190

Dosja hetimore që çoi në finalizimin e operacionit “Shpirti” faktoi fikjen e radarëve që kontrollonin bregdetin dhe ujërat kombëtare në mënyrë që të kryhej trafiku i drogës pa u shqetësuar. E gjitha kjo bëhet përmes një bashkëpunimi përmes zyrtarëve të policisë dhe trafikantëve. Akuza për fikjen e radarëve janë bërë në mënyrë të përsëritur, por ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrat e Mbrojtjes Olta Xhaçka e Mimi Kodheli i kanë mohuar gjithnjë. Ndërkohë, hetimet për operacionet “Shqipëri” dhe dëshmia e një prej të pjesëtarëve të grupit kriminal, tanimë i penduar i drejtësisë, ka zbuluar pazaret mes policisë dhe trafikantëve për fikjen e radarëve.

Dëshmia e të penduarit

Referuar dosjes hetimore, Ilirjan Ducellari, koka i një grupi të trafikut të drogës, e kishte të sigurt kalimin e “mallit” përtej kufirit shqiptar përmes detit. Për këtë, ai kishte garancinë e drejtuesve të Policisë. Pazari ishte 15 mijë euro…

“…Në sajë të lidhjeve që kishte me policinë drejtuesi i këtij grupi kriminal, ‘Lani’ bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

I penduari i drejtësisë, Marenglen Shusha, rrëfen se Ilirjan Ducellari kishte persona të ndryshëm që ruanin gomonen kur kalonte në det dhe të tokë. Përsa i përket detit, i impenjuar ishte Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit Vlorë, Festim Lelaj. Ai tregon se Duçellari kishte mbështetjen edhe të Zëvendës Drejtorit të Policisë Vendore të Policisë Vlorë Ilirjan Balla.

Të gjitha veprimet e lidhura me transportimin e lëndës narkotike, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e dy punonjësve të policisë, të cilët garantonin kryerjen e trafikimit të lëndës narkotike për në Itali.

“Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për policinë. Eshte një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di qe ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afer për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me një person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam pare. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 unë isha në Itali e siç kam thene, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policisë Komisariatit në Diber. Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej. 

Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…“, ka rrëfyer i penduari i drejtësisë.

 

Si gënjyen ministrat

Akuzat për fikjen e radarëve për llogari të trafikantëve janë mohuar gjithnjë nga ministrat e qeverisë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat fliste me siguri se një gjë e tillë nuk ka ndodhur: “Prokuroria kishte dy vjet kohë të vërtetonte nëse në kuadër të cilësdo veprimtari kriminale këto radarë mund të fiken. Unë e di që jo. Unë kam prova që jo dhe i thashë në seancë. Prokuroria le të vijë e të thotë që nuk është kështu, këta radarë janë fikur. Unë e them jo dhe jo”.

“Nuk fiken dot”, këmbëngulte ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një studio televizive.

Edhe pasardhësja e saj, Olta Xhaçka, do të mbajtje të njëjtin qëndrim.

“Tërësisht e pavërtetë. Radarët nuk fiken, është e pamundur. Nuk ekziston”, shprehej ajo në një intervistë televizive.

Hetimet e përbashkëta të Anti-mafias italiane dhe prokurorisë së Posaçme kanë nxjerrë të gënjeshtra deklaratat e ish-ministrave të qeverisë Rama, duke treguar bashkëpunimin shtet-krim në trafikun e drogës./boldnews

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here