Rritet numri i të shtruarve, regjistohen 116 raste të reja dhe 5 viktima në vendin tonë

0
120

Vijon të mbetet shqetësuese situata me pandeminë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 116 raste të reja në 835 testime të kryera për rastet e dyshuara me Covid.

Ndërkohë 5 pacientë kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

I lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në dy spitalet Covid, plot 189 pacientë, duke shënuar një rritje të lehtë nga një ditë më parë. 20 prej tyre janë në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

Lajmi i mirë është se 150 pacientë janë shëruar nga sëmundja e rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here