Martin Henze pyet Yuri Kim: A jeni guvernator i shtetit të Shqipërisë apo ambasadore

0
385

Këshilltari Gjerman CDU Martin Henze i ka drejtuar disa pyetje në twitter, ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Emërimi i ish-komunistëve në Komision është i papranueshëm për ne në SHBA dhe Evropë, shkruan ai duke ju referuar reformës, tashmë të dështuar në drejtësi.

“Është gjithashtu e papranueshme që ju personalisht me presionet dhe kërcënimet tuaja ndikoni në vendimet e parlamentarëve”, shkruan Henze.

“Ambasadore: Duket se ju qëllimisht po e ngatërroni vendin e Shqiponjave (shqipërinë) me një republikë bananesh”.

Ndërkohë që mesazhin që vijon Martin Henze i drejton një pyetje tjetër ambasadores, siç duket duke parë protagonizmin e saj në skenën politike shqiptare nëse, “jeni tani guvernator i shtetit të Shqipërisë apo ambasador?”.

Më poshtë këshilltari gjerman i CDU shkruan se “Duket se ju keni keqkuptuar diçka, Reforma në Drejtësi për të cilën ishit bashkërisht përgjegjës ka dështuar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here