“Shqipëria në krizë”, Tabaku: 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Për kë po qeveris Rama?!

0
119

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa pohon se Shqipëria është në krizë të thellë.

Tabaku tha se sot një litër qumështi kushton 200 lekë sa një litër nafte. Sipas demokrates, 1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

REAGIMI I TABAKUT
Shqipëria është në krizë.
1 litër qumësht sot kushton 200 lekë, një litër naftë sot kushton po aq.
35% e shqiptarëve janë në një krizë të thellë energjetikë.
1 në 3 shqiptarë jetojnë me më pak se 5$/ditë.
Familjet tona kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon.
Kriza energjetike pritet të thellohet edhe më shumë.
Inflacioni pritet të rritet njësoj si varfëria në tavolinat e secilit prej qytetarëve.
Çfarë ofron qeveria për t’i paraprirë krizës?
a. Ligji për Amnistinë fiskale dhe penale për “çunat e Londrës”
b. Ligji për Pasaportat e Arta për oligarkët dhe pastrimin e parave
c. Hapjen e Lojrave të Fatit për interesat klienteliste të qeverisë.
Askush nuk ka dëgjuar politika për lehtësimin e krizës;
a.0 politika fiskale për uljen e taksave sidomos tek karburanti
b. 0 politika për çlirimin e tregjeve nga monopolet
c. 0 politika për uljen e shpenzimeve për PPP-të dhe koncesionet.

Për kë qeveris Rama?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here