Turizëm politik/ Rama e PS vazhdojnë takimet nëpër resorte luksoze…

0
133

Që kur erdhi në pushtet, kryeministri Edi Rama ‘themeloi’ turizmin politik.

Mbledhjet e qeverisë dhe të organizatave të partisë nisën të bëhen vazhdimisht nëpër resorte luksoze apo te hotelet e mira në mbarë vendin, duke e zhdukur konceptin e zyrave të shtetit. Për ironi, edhe pse kanë shpenzuar dhe shpërdoruar miliona dollarë për zyra luksoze, takimet e socialistëve po kthehen më shumë në pushime qejfi.

Pasi mblidhen e ‘qajnë hallet’ e shqiptarëve, ata zhyten në ushqim e pije.

Si të mos u mjaftonte një muaj i plotë pushime në resortet më ekskluzive të vendit, kryesisht në perlat e jugut, socialistët e nisin sesionin e ri parlamentar me një mbledhje sërish jashtë zyrave.

Mësohet se kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë grupin e tij parlamentar, në një kompleks turistik në qytetin e Elbasanit, ndërsa pritet që të diskutohet axhenda për sezonin e ri parlamentar që do të nisë nga java e ardhshme.

Mes temave që pritet të diskutohen janë qëndrimet që do të mbajnë në adoptimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor, por dhe çështjet e brendshme të kësaj partie, si dhe mbledhja e asamblesë, ku nuk përjashtohet mundësia e vendimeve për ndryshime në qeveri, meqenëse jemi një vit përpara zgjedhjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here