Vrasja e Jurgen Kurtit/“Benzi” me targa false, ja kush ishte detaji që nxori zbuluar atentatorët…

0
109

Një ditë pas arrestimit të tre të rinjve, të dyshuar si bashkautorë në vrasjen e menaxherit të VIP-ve, Jurgen Kurti dhe shpalljen në kërkim të autorit të 4 të dyshuar me inicialet K. B, mësohen detaje të reja për lëvizjet e këtij të fundit dhe si arriti policia ta identifikonte.

Ditën e ngjarjes mjetit tip “Benz” ngjyrë gri me të cilën iu bë atentat Jurgen Hoxhës, K.B i ka mbivendosur targa false.

Pas ngjarjes mjeti është ndjekur nga kamerat e sigurisë dhe është kapur duke u futur në një rrugicë ku ka hequr targat false për të vijuar të qarkullojë me targat e veta. Ishte pikërisht ky detaj që ndihmoi policinë të identifikojë pronarin dhe me pas 3 miqtë e tij tashmë të arrestuar: Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here