Milani në çerekfinalen e Kupës, zbulohet kundërshtari i radhës

0
157
Milan siguroi një vend në cerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi 2-1 Torinon në “San Siro”. Kuqezinjve i mjaftuan vetëm 3 minuta për të marrë kualifikimin falë fitores së 3-të radhazi ndaj skuadrës granata, që cerekfinaleve iu afrua në 60 minuta. Goli i Belottit në të 27-tën erdhi pas një aksioni personal të këtij të fundit.

Ndërsa 3 minuta më pas Bonaventura vuri në shinat e duhura kualifikimin e të tijve me golin e 2-1. Milani mund t’i kishte luajtur në qetësi castet e fundit, por Lapadula në të 94-trën gaboi një gol të sigurtë. Pas 7 minutash shtesë, ishte Milani që mori kualifikimin dhe në raundin tjetër do të gjejë përballë Juventusin, në një klasike të vërtetë të futbollit italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here