Agim Xhafka tregon si Dor Keko tallte Edi Ramën…

0
222

Artisti dhe publicisti Agim Xhafka ka sjellë disa kujtime me Teodor (Dor) Kekon, në kohën kur ata punonin bashkë në gazetën Koha Jonë.

Xhafka kujton se si Dor Keko tallej me Edi Ramën, të cilit i thoshte se ka mbaruar studimet në shkallët e hotel ‘Dajtit’.

Gjithashtu Agim Xhafka kujton dhe bisedat që bënin me Dor Kekon tek gazeta Koha Jonë dhe çfarë i thoshte për Edi Ramën.

Kujtimet e Agim Xhafkës me Teodor (Dor) Kekon:

Kur e pyeta Dor Kekon se ç’shkollë ka bërë Ed Rama, m’u përgjigj shpejt:

-Ai ka mbaruar studimet jashtë.

-Jashtë!-u çudita. -Po ku? Në Francë,Itali?

-Te bordurat para hotel “Dajtit”. Tre vjet nuk e lëvizi hiç bythën nga atje. Te bordurat ia çuan dhe diplomën.

Mëngjesi te “Koha Jonë” niste nga kafja. Doemos që te tavolina ku ulej Teodor Keko kishte më shumë njerëz. Aty plaste e qeshura çdo çast.

E sa herë ndodhte që në redaksi vinte Edi Rama, i cili sillte një rubrikë me sharje e fyerje, por firmosur me pseudonim, Dorka i Vogël i thoshte Nikollë Lesit:

-Niko, mos u qaj nga Berisha. Të ketë vendi ynë një kryeministër si ky, (dhe tregonte Ramën), nuk ngelet shqiptar brenda kufijve.

Majë telave me gjemba në kufi do kacavirremi të gjithë.

I mençuri shoku im. Në shenjë qëllove. Si përherë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here