Grabitja në Vlorë, Policia: Grabitësit, të veshur si ushtarakë

0
169

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur në qendër të Vlorës. Burimet zyrtare thanë se, dy personat kanë qenë të veshur si ushtarakë, me rroba kamuflazhi.

Ngjarja ka ndodhur orën 13:56 minuta, kur 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur një Bankë të nivelit të dytë. Banka ndodhet pranë “Sheshit të Flamurit”.

Dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamuflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur.

Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar.  Policia sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here