“Po i bëni varrin vetes”/ Doktori ngre alarmin: Zbatoni udhëzimet, qeveria të lërë propagandën

0
125

Ju lutem qytetarëve të izoloheni brenda siç ju thotë qeveria, por nga ana tjetër denonconi mungesën e tamponëve, denonconi edhe mjekët që abuzojnë sepse përmirësoni punën tonë”

Keshtu eshte shprehur doktor Petrit Vargu gjatë një bisede telefonike me Fax News.

Vargu tha se mosbindja ndaj udhëzimeve të autoriteteve nga ana e qytetarëve sikurse ndodhi sot nuk është e pranueshme sado inate të kenë me qeverinë.

Ai tha se urdhëri i qeverisë për të mos lejuar qytetarët të dalin nga banesat është i drejtë, por nga ana tjetër kërkoi më këmbëngulje që qeveria t’iu shërbejë përsonave që janë në nevojë si dhe shtoi se ndaj rasteve të dyashuara duhen bërë teste të vazhdueshme.

Vargu ndëshkoi sjelljen e atyre qytëtarëve që shkalin urdhërat duke dalë në sheshe e rrugë, ndërsa e konsideroi si një mënyrë përmes së cilës ‘po i bëjnë varrin vetes”.

“Sjellja në këtë mënyrë është ti bësh varrin vetes. Nuk nxirret inati, nuk nxirret anomalia dhe pakënaqësia ndaj qeverisë duke kundërshtuar në këtë formë, ne duhet të ruajmë të dashurit tanë. Ky është një virus që po përhapet shpeujt, nuk është një grip por virus vrastar. Duhet të kërkojmë nfga ana tjetër atë çfarë çdo qeveri duhet ti japë atë që i takon. Nëse ne do të dinim numrin real të prekurve mund të justifikohen masat, por nuk janë treguar numrat reale.

Kjo qeveri nuk paska 400-mijë euro për të blerë mjete të tjera, për të bërë teste. Nuk kanë zemër ta pranojnë para popullit dështimit dhe dalin e bëjnë propagandë para popullit.

Në simptomat e para pacienti nuk ka nevojë për kujdes personal shëndetësor brenda vendit ku është vetëizoluar. Shpirti spontan i italianëve, spanjollëve dhe shqiptarëve së fundmi me kulturë mesdhetare, ka bërë që të përhapet në këtë mënyrë, se kemi qef ta thyejmë pak ligjin. Bën shumë mirë shteti që bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllur, por nga ana tjetër duhet të marrë edhe masa në shërbim të tyre. Në Kinë kanë marrë masa që gjurmohen përmes celularit njerëzit. Ne ndaj paguajmë taksa shtetit që në momentin e caktuar të na përgjigjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here