E rëndë në Shkodër, turistja gjermane humb jetën te “Shpella e Harapit”

0
314

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Shalë të Shkodrës, ku një turiste gjermane ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Shpella e Harapit’, ku turistja gjermane 31-vjeçe me inicialet R. P., ka humbur jetën.

INFORMACIONI NGA POLICIA

Mesditën e sotme, salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane R. P., 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, Shalë, Shkodër, kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë.

Si pasojë e dëmtimeve, kjo shtetase ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të kësaj shtetaseje, nga terreni i vështirë malor ku ka rënë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here