Sherr me armë gjatë natës në Pogradec, një i plagosur, një në kërkim…

0
142

Një sherr me armë që ka përfunduar me të plagosur ka ndodhur rreth orës 2:00, gjatë natës në një lokal në fshatin Bishnicë të Pogradecit.

Pas një grindjeje, A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me automatik B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur nga Policia.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here