Shpërthen Manjani: Korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria, Gjykata thjesht merr bakshishin

0
142

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish lidhur me ngjarjet e  ndodhura së fundmi, ku pas zbardhjes së përgjimeve nga Italia për trafikun e drogës, ka dalë në skenë edhe emri i ish-ministrit Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se përgjegjësitë për këtë duhen kërkuar te qeveria.

“Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin”, deklaron Manjani.

Statusi i plotë:

 

Jo më teatër, por merrni përgjegjësitë!
—�—�—�—�-
Që të merremi vesh:
Pa dyshim që gjyqtarët e Prokurorët e korruptuar, kanë pëgjegjësinë e vet për mos dënimin trafikantëve!
Por ata (gjykatësit e Prokurorët) nuk janë as drejtuesit, as organizuesit e as mbeshtetësit e trafikantëve! Përgjegjësinë për këtë gjë duhet tja kërkojmë QEVERISË!
Në cilin rast, kur kishte një trafikant me dosje të plotë me prova, gjykatat dhanë pafajsi?! Po flas për prova jo llafe e as letra pa vlerë.
Cilin “peshk të madh” zuri policia dhe e vuri e liroi Drejtësia?! Po na i zënë policitë e vendeve të tjera, se kjo e jona i ndihmon të fshihen.
Insistoj në bindjen time më të thellë se: korrupsionin dhe krimin e bën ose e nxit qeveria! Gjykata thjesht merr bakshishin.
Drejtësia duhet të ndëshkohet për shkak se ka lejuar politikën të fusë hundët në punët e saj! Por nuk mund të ndëshkohet për shkak se “hunda” e politikës nuk jeton dot pa mall e krim!
Nëse duam të ndreqim ndonjë gjë në këtë vend, mirë është të fokusohemi tek problemi. Dhe në shoqërinë demokratike “Problemi është qeveria”- ka thënë Presidenti i USA Ronald Regan.
Zhvendosja e vemendjes nga problemi tek nënproblemi vetëm sa e përkeqëson gjendjen!
Megjithatë, drejtësinë e reformuam, po qeverisë si do i bëjmë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here