Punonte në ndërtimin, plagoset punëtori 32-vjeçar, niset drejt Spitalit të Traumës

0
115

TEPELENË

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë punimeve të një rruge në Tepelenë.

Policia bën të ditur se rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here