Çollaku: Mjeku i privoi kurimin fëmijës së sëmurë në këmbim të votës, në 25 prill u instalua autoritarizmi

0
330

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i PD-së i dalë nga 25 prilli, Kreshnik Çollaku u shpesh se shqetësimi nuk është pse nuk u bë Basha kryeministër apo pse nuk fitoi PD-ja, por sepse është instaluar një sistem parapolitik.

Sipas Çollakut, ka dëshmi konkrete ku vota është vjedhur, madje ai tha se ka raste kur një mjek i ka privuar një babai mjekim për fëmijën kronik në këmbim të votës.

Çollaku: Shqetësimi nuk është pse nuk u bë Basha kryeministër apo pse nuk fitoi PD-ja. Shqetësimi kryesor është instalimi i një sistemi parapolitik që u konsolidua përfundimisht në 25 prill. I gjithë shteti u vendos në shërbim të një grup të caktuar. Çdo mekanizëm i shteti u vë në funksion të mbajtjes së pushtetit nga një grup. Fenomene të tilla ka pasur. Gjithmonë ka pasur segmente, ndërsa në 25 prill i gjithë shteti u shndërruar në funksionar në përdorim të pushtetit partiak.

Unë kam dëshmi që mjekë kanë vënë në dispozicion kurën për fëmijën në këmbim të votës. Kjo është vënie në shërbim të shtetit, makineri e cila nuk përballohet dot me mjete politike. Mjeku me bluzë të bardhe detyronte një baba me një fëmijë të sëmurë kronik që nuk e prekte me dorë, nëse nuk u jepte votës. Kjo është përtej blerjes, është një fenomene autoritariste shumë i rrezikshëm. Kjo është një betejë përtej gjithë PD-së në mënyrë që të çmontohet kjo kapje e shtetit për llogari të një grupimi.

Basha takon ministren austriake: 25 prilli ishte masakër zgjedhore, do të luftojmë për të sjellë ndryshim
Çollaku shtoi se PD ka bërë mbi 50 denoncime në SPAK dhe pret që në disa zona të rihapen kutitë dhe mundësisht edhe të ndryshohet rezultati në rang kombëtar.

Çollaku: Rezultati i këtyre zgjedhjeve është i deformuar. Ne kemi materiale pa fund që po i përpunojmë. Deri dje kemi bërë mbi 50 denoncime me fakte konkrete. Mundësi për rihapjen e kutive në zonat e caktuara ka, dhe nëse ndodh mund të përmbyset rezultati në rang kombëtar. Prandaj unë shpresoj që SPAK të angazhohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ta zhbllokojë këtë gjë. Ne do ta konsumojmë betejën ligjore lidhur me ndëshkimin e këtyre fenomeneve dhe për ta ndryshuar këtë rezultat zgjedhor. Edhe me faktorin ndërkombëtar kemi shenja të mira, që po ushtrojnë presion dhe po presin hetimin e këtyre çështjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here