Ish guvernatori i Kalifornisë feston 73-vjetorin/ Del fotoja me ish bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre

0
106
epa07501766 The Austrian-US actor Arnold Schwarzenegger arrives at a hotel in the city of Sao Paulo, Brazil, 12 April 2019. Schwarzenegger will present the Arnold Sports Festival South America, his global crusade for health, in which he promotes good nutrition and physical exercise as disease prevention tools, with conferences and activities related to health and physical education. EPA/SEBASTIAO MOREIRA

Arnold Schwarzenegger ka festuar 73-vjetorin dhe ka mbledhur pothuajse të gjithë familjen për një festë të vogël. Ka qenë djali Patrick që ka publikuar në rrjetin social Instgram foto ku shfaqet aktori i hollyëwood përpara tre tortave të ditëlindjes.

Së bashku me të ish bashkëshortja Maria Shriver dhe fëmijët Christopher, Katherine dhe Christina. Ka munguar në këtë festë Joseph, djali që ka lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore mes protagonistit të ‘Terminator’ dhe ish shërbëtores së shtëpisë. Djali ka lindur nga një takim klandestin i ndodhur në 1997 mes yllit dhe atëherë shërbyeses së tij, Mildred Patricia Baena. Vetëm në 2011, pas zbulimeve të bëra publike nga Los Angeles Times, Schwarzy kishte pranuar se ishte babai, duke njohur zyrtarisht Joseph si djalin e tij.

Kjo situatë solli divorcin me Maria Shiver. Joseph nuk ishte prezent në festë në shtëpisë e Schwarzenegger, por disa ditë më parë ka dashur të festojë ditëlindjen e babait të tij me një imazh prekës të ndarë në rrjetet sociale, foto e një prej përqafimeve të para baba/bir, të nxjerrë nga albumi i kujtimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here