Klosi, kritika zyrave të Punës, sistem parazit /Ministri kërkoi nga punonjësit të rrisin kontaktin me biznesin dhe të papunët

0
195

 

klosi26-300x200

 

Në Shqipëri ka ende subjekte private që ushtrojnë profesione të ndryshme jashtë çdo kontrolli nga shteti. Shqetësimi për këtë është ngritur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë një takimi me 12 drejtorët rajonalë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Gjithashtu, ministri Klosi hodhi kritika edhe sa i përket funksionimit të zyrave të punës, duke i quajtur një sistem parazitar. “Zyrat e Punës duhet të jenë pikat ku i gjithë qyteti, qarku dhe rajoni duhet të ndjejnë momentin se kur mund të gjendet punë dhe ku mund të ofrohen punëkërkues të profilizuar. Një dhe vetëm një është detyra juaj, kontakt, kontakt, kontakt me biznesin, kontakt, kontakt, kontakt me punëkërkuesit e papunë. Ne duhet të transformohemi nga një sistem parazitar, në një sistem që çdo ditë kontakton këto grupe shoqërore. Kjo është puna jonë. Ne nuk mund të pranojmë që zyrat tona të Punës të kenë një rezultat jo të denjë për një institucion kaq të rëndësishëm në tregun shqiptar të punës. Prandaj, unë do doja t’ju kërkoja shumë më tepër vëmendje në vitin 2016”, – tha ministri i MMSR-së. Ai gjithashtu paralajmëroi se me ligjin e ri “Për punëkërkuesit e papunë” nuk do të jepen më vërtetime papunësie për ata që refuzojnë të punojnë. Po ashtu, sipas Klosit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i zyrave të Punës me Arsimin Profesional. Në mbyllje ministri shtoi se objektiv për vitin e ardhshëm mbetet edhe vijimi i hapjes së zyrave të reja të Punës që ofrojnë ambiente moderne.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency