Thellohet grabitja dhe abuzimi me bregdetin shqiptar! Privatizohet edhe plazhi i fundit publik në Durrës…

0
133

Thellohet grabitja dhe abuzimi me bregdetin shqiptar. Dhe 200 m të mjera, plazh publik, që u kishte mbetur durrsakëve, diku midis hotel “Aragostës” dhe restorant “Garten”, iu është marrë me urdhër të Bashkisë së Durrësit. Ata që sot kishin ngulur çadrat për të kaluar ditën në plazh, janë paralajëmëruar që të mos duken më aty. Këtë problem e ka ngritur me dhimbje dhe me indinjatë, një banore e Durrësit, tek i vetmi “shteg” ku ka pasur mundësi të depërtojë dhe t’i dëgjohet zëri: në profiling e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha e ka publikuar të plotë me këtë shënim: “Privatizohet edhe plazhi i fundit publik në Durrës. Ryshfeti bën kërdinë. Iu merr durrsakëve edhe plazhin e Currilave! Lexoni denincimin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje, zoti Berisha!

Jam një qytetare nga Durrësi dhe banoj në lagjen nr.1. I erdhi rradha qytetit tonë për çudinë e rradhës.

Bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit i ka dhënë pronares së hotel Nais në Currila, token ku është dhe ka qënë i vetmi plazh publik mbi 30 vite në Durrës, një hapësirë e vogël 200 m² në mes të hotel “Aragostës” dhe restorant “Garten”.

Në atë plazh vijnë pensionistë dhe fëmijë të shumtë të lagjes nr.1 e të të gjithë Durrësit, pasi jo të gjithë kanë mundësi ekonomike për të blerë një shezllon. Sot erdhi Policia bashkiake bashkë me nënkryetarin e bashkisë dhe pronaren, e piketuan me topografë, vunë tabela duke e zaptuar e thanë me paturpësi se nesër duhet të largoheni e nuk ka më plazh publik.

Ne nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër se dihet që në Shqipëri ata që s’kanë para, as nuk dëgjohen e as nuk shikohen me sy. Për të shtuar më shumë në këtë çështje, është se hoteli nuk ndodhet në vijën bregdetare, por ndodhet 500 m larg në një pallat. Ju lutem na ndihmoni, sepse nesër ne nuk kemi të drejtë të shijojme plazhin që na e ka dhënë Zoti e po na e merr bashkia e qeveria. Faleminderit për mirëkuptimin, pres me padurim përgjigjen tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here