Rasti që tronditi Shqipërinë, reagon ambasada shqiptare për Florenc Beqirajn

0
310

Ambasada e Shqipërisë në Francë ia reaguar në lidhe me ngjarjen e rendë të 23 vjeçarit nga Shkodra.

Florenci, i cili nga dje nuk jeton më u shpall i vdekur nga spitali ku prej ditësh ishte në gjendje kome, ndërsa familja ende dyshon se atë e kanë vrarë brenda burgut ku ndodhej për mungesë dokumentacioni.

I ati i Florencit, Gëzimi ka thënë për mediat se nuk ka patur asnjë përfaqësues nga ambasada që të interesohej n për rastin në fjalë, ndërsa në reagimin e saj ambasada thotë se e ka ndjekur këtë çështje që ditën e parë.

Deklarata e plotë:

Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit zotit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se, sot pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze. Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe Ambasada.

Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit.

Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here