OECD, çlodhje e lehtë ekonomike, problemet mbeten

0
150

Pas dy vjetësh recesion, ekonomia e Eurozonës do të shënojë këtë vit sërish rritje, por në të gjithë botën, rritja ekonomike mbetet nën shpresat e OECD-së.

 oecdMe 3,4 për qind do të rritet prodhimi ekonomik në të gjithë botën këtë vit. Në këtë përfundim arrin organizata e vendeve të industrializuara OECD në vështrimin e saj. Deri para një viti, ekspertët e OECD-së kishin llogaritur një rritje me 3,6 për qind. Shkaku kryesor për korrigjimin e shifrave të rritjes është rritja më e vogël ekonomike në vendet në ekspansion ekonomik, në radhë të parë në Kinë.

Për Kinën, OECD-ja pret këtë vit një rritje prej 7,4 për qind. Nga pikëpamja ekonomike dhe ekologjike kjo është “padyshim më e qëndrueshme” se kuotat dyshifrore të rritjes së përvitshme midis 2001 dhe 2010-ës, konstatohet në raport. Megjithatë, rreziqet që janë mbledhur në sistemin financiar të Kinës gjatë kohës së bumit ekonomik mund të vazhdojnë të rezultojnë si “sfida të mëdha”.

Rritja ekonomike në vendet e tjera në ekspansion ekonomik gjithashtu nuk është e tillë sa t’i japë impulse rritjeje ekonomisë botërore. Për Brazilin, OECD-ja pret një rritje më të vogël ekonomike prej 1,8 për qind. Për Rusinë madje janë vetëm 0,5 për qind, jo së fundi “për shkak të pasigurisë më të madhe që prej krizës së Krimesë”. Vetëm India, me një rritje prej 5,4 për qind, pritet të ketë këtë vit një rritje më të madhe ekonomike se në 2013, thuhet në prognozë.

 

Eurozona i ka dhënë fund recesionit

Relativisht e fuqishme është rritja ekonomike në SHBA, ekonomia e së cilës është për nga madhësia gati dyfishi i asaj të Kinës. Këtu ekonomia do të rritet këtë vit me 2,6 për qind, vitin e ardhshëm madje me 3,5 për qind. Për herë të parë që prej tri vjetësh, ekonomia në eurozonë do të rritet sërish lehtë, OECD-ja pret një rritje prej 1,2 për qind këtë vit dhe 1,7 për qind vitin e ardhshëm.

 

Greqia edhe më tej në minus

Italia, Spanja dhe Portugalia – të gjitha vende ku prodhimi ekonomik shënoi rënie vitin e kaluar, sipas OECD-së këtë vit do të shënojë një rritje të lehtë prej 1,1 për qind. Në Greqi nga ana tjetër, prodhimi ekonomik edhe këtë vit do të shënojë rënie. Megjithatë, me 0,3 për qind, minusi është relativisht i vogël, prej vitit 2015, sipas vlerësimeve ekonomia do të rritet sërish.

Për Gjermaninë, ekonominë më të madhe të eurozonës, OECD-ja pret një rritje të koniunkturës nga 0,5 për qind vitin e kaluar, në 1,9 për qind këtë vit dhe 2,1 për qind vitin e ardhshëm. Në Francë rritja ekonomike do të jetë më e dobët, nga 0,9 për qind deri 1,5 për qind këtë vit. Në Britaninë e Madhe, që nuk është anëtare e eurozonës, ekonomia në bazë të prognozës do të rritet me 3,2 për qind.

Papunësia në Eurozonë do të mbetet e lartë edhe për disa vjet. Pritet një ulje e vogël nga 11,9 për qind aktualisht në 11,7 për qind këtë vit dhe 11,4 për qind vitin e ardhshëm. Me kuotën 5,3 për qind të papunë, ekonomia e Gjermanisë është më pak e prekur se vendet e tjera. OECD-ja pret që kuota për Gjermaninë deri në vitin 2015 të bjerë nën pesë për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency