Berisha publikon videon, dënon me ashpërsi dhunën që policia ushtroi sot ndaj artistëve: Qëndrim kriminal i narkoshtetit!

0
113

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me ashpërsi, dhunën që policia ushtroi sot ndaj artistëve dhe pronarëve të lokaleve të natës, të cilët protestuan përpara selisë së Qeverisë kundër mbylljes së bizneseve dhe vendeve të tyre të punës, me Akt normatik në emër të pandemisë. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të heqë menjëhërë, masat shtrënguese ndaj tyre.

“Dhunim flagrant i të drejtave themelore dhe trajtim shtazor nga narkobanditë me uniformë ndaj këngëtarëve dhe artistëve që protestojnë për ndalimin antiligjor të koncerteve dhe muzikës nga Edvin Kristaq Urrejtja, – shkroi Berisha në Fb. – Dënoj me ashpërsinë më të madhe, qëndrimin kriminal të Edvin Kristaq Xhelatit dhe narkoshtetit të tij ndaj këngëtarëve, instrumentistëve, muzikantëve, artistëve të vendit dhe kërkoj heqjen e menjëhershme të masave shtrënguese ndaj tyre.”

Në vijim, ish-Kryeministri ka publikuar pamjet e dhunës ushtruar sot ndaj protestuesve nga Policia:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here