Shqiptarja e parë me markë diamantësh

0
149

Biznesmenia e re shqiptare, Hysnie Kastrati është femra e parë nga Kosova që ka dizajnuar dhe po sjell brendin e parë të stolive me gurë të çmueshëm “HRK”.

Kastrati e cila ka studiuar në Romë ku edhe vepron prej disa vitesh, ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe më 9 prill, pikërisht në ditëlindjen e saj, ka vendosur të prezantojë brendin e stolive me gurë të çmueshëm në kuadër të kompanisë së saj “La Maison du diamant”.

Kastrati ka rrëfyer për rrugën e gjatë të sajë deri në nxjerrjen e mostrave të para të stolive me gurë të çmueshëm, të cilat nga 9 prilli do të lansohen në Romë të Italisë.

“Vendet tjera që kam me shty brendin tim në treg pas Romes janë Milano, Vjena, Dyseldorfi, Cyrihu, Stambolli, Parisi, Londra, por pastaj edhe Nju Jorku”, ka thënë Kastrati.

 

Ndërsa në aspektin afat gjatë të zhvillimit të biznesit të saj, Kastrati mendon që produktet e saj tí sjell dhe tí prodhojë në një punëtori që shpreson ta bëjë në vendlindje.

E ndodhur përball shumë sfidave deri në arritjen e pikës së suksesit, ajo ka treguar për shumë vështirësi që ka kaluar.

“Ky është viti që do ta mbajë mend gjithë jetën pasi ky ishte vit që pati kthesa të mëdha në jetën time, vit qe kalova momentet më të lumtura, vit që dashurova më shumë se kurrë, por ndonjëherë edhe vit që përjetova vuajtjet më të mëdha. Por në fund, këtë 25 vjetor po e përmbylli me realizimin e ëndrrës time, ëndërr kjo që për ta realizuar kalova në rrugë të gjatë me shumë mundime”, ka rrëfyer Kastrati.

E ndodhur vet në Itali, me studime dhe sfida për të ardhur deri tek realizimi i ëndrrës së saj për brendin e diamanteve, Kastrati shpesh herë ka qenë në dyshim nëse do të mund t’ía dalë, saqë tregon se ka pasur momente kur ka menduar ta ndalë përpjekjen. “Në momentet kur u tregova më e fortë se kurrë ndonjëherë, në fakt unë në ato qaste isha më  e ndjeshme se kurrë ndonjëherë. Në momentet kur unë falja shumë dashuri dhe mirësi për të tjerët, në fakt isha unë ajo që kisha më shumë se kurrë nevojë të më falnin këto të dyja”, tregon Kastrati e cila për katër vitet e fundit thotë se për shkak të punëve të shumta është dashur që shumë kohë të kalojë duke udhëtuar me aeroplanë nga një shtet në tjetrin, për të sjell në jetë idenë e saj të brendit të ri të diamanteve.

auto_hrk11460049348 auto_hrk21460049347 auto_hysnie1460049351 auto_hrk1460049349

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here