Hashim Thaçi mbërrin në Kosovë, pritet nga mbështetës me flamuj kuqezinj

0
142

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Kosovë ku është pritur nga qindra mbështetës me flamuj kuqezinj, të UÇK-së apo uniformë ushtarake.

Eskorta prej 5 makinash në Morinë mezi ka kaluar prej turmës, teksa Presidenti vendosi një çast të dalë nga makina dhe të përshëndesë mbështetësit.

Prej 4 ditësh ai u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë që ka ngritur një aktakuzë ndaj tij si ish- drejtor politik i UÇK-së për rreth 100 vrasje gjatë luftës në Kosovë. Ai ka thënë se nëse kjo akuzë konfirmohet do japë dorëheqjen si President i Kosovës,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here